“Nuk duhen marrë seriozisht”, Andi Bushati: Eurodeputetët që erdhën dje, janë rangu më i ulët

Ndaje

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar praninë e eurodeputetëve në Shqipëri dhe rolin e ndërkombëtarëve në krizën politike në Shqipëri.

Bushati tha se eurodeputetët që erdhën, janë rangu më i ulët në Europë dhe se deklaratat e tyre nuk duhen marrë seriozisht.

Sipas Bushatit, ndërkombëtarët do të godasin opozitën, sepse ajo aktualisht është hallka më e dobët, por nëse opozita do të rezistojë, presioni do të kalojë në anën tjetër.

“E para e punës, ky është rangu më i ulët europian që mund të vijë në Shqipëri. Kur ishte kriza e çadrës, u mor vet Merkeli, erdhi McAllister. Ndërsa këta janë skalioni i parë. Thanë gjëra të forta por nuk duhen marrë seriozisht. Problemi është se këta janë na sintoni më qëndrimin që po mban komuniteti ndërkombëtar. Nëse themi dy gjëra, jo djegie mandatesh dhe jo qeveri tranzitore. Këtu fillon debati. A duhet t’i dëgjojmë këto ultimatume apo jo? Unë mendoj se nuk duhet t’i përfillim, sepse është në strategjinë e negocimin, që kur vjen negociatori goditjne e parë e jep tek hallka më e dobët, këtu është opozita. Nëse nuk thyhet opozita, presioni do kalojë nga ana tjetër. Po të shohim 30 vjet histori, ku ndërkombëtarët nuk kanë luajtur asnjëherë arbitrin moral, por rolin e negociatorit. Babaramo na kujtoi Leni Fisher. E mbani mend Berishën në 1996, ka bërë kërdinë në zgjedhje. Cfarë thanë ndërkombëtarët, vodhe shume, përsërit 40 zona, që ti të mbetesh sërish në pushtet. Këtu mbaj mend, kur filloi Nano, katharsis, u shkul komuniteti ndërkombëtar, doli Prodi tha, ‘stabilitet, stabilitet, stabilitet’. Nano e rrëzoi Metën dhe u bë vetë kryeministër, e prisnin me shumë nderime në Bruksel. Kur je i dobët dhe nuk ke pushtet, ha goditjen e parë. Po të mbani mend, kur Berisha dhe Basha vranë 4 dmemonstrues, Arvizu tha Berishës, burrë shteti, Bashës yll në ngjitje. Pra, ndërkombëtarët nuk janë arbitra të ndershëm dhe kriterë të së vërtetës. Kush palë do ketë argumenta më të forta dhe të jetë më e bindshme, ajo palë do fitojë zgjedhjet. Gjitha fati i ndërkombëtaret varet nga sa e fortë do jetë radikalizmi dhe dhuna e opozitës, aq më shpejt mbaron procesi u shpreh Andi Bushati.

Loading...

Leni një përgjigje