Videoja intime dhe akuzat për ngacmim, polici thyen heshtjen: Më vranë për...

Videoja intime dhe akuzat për ngacmim, polici thyen heshtjen: Më vranë për së gjalli

127
0
Shares

Berhan Bajrakurti ka dalë për herë të parë në një televizion dhe ka preferuar të thyejë heshtjen.

Në emisioni  “Me zemër të hapur”, shefi i policisë në Malësinë e Madhe adresoi disa mesazhe, ndërsa për asnjë moment nuk e pranoi se kishte ngacmuar vajzën 15-vjeç.

Kujtojmë se ai u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare dhe për këtë akuzë u publikua edhe një video intime. Bajrakurti u prangos, por pak ditë më parë ai u la i lirë pasi askush nuk merr përsipër akuzat e ngritura ndaj tij.

Bajrakurti u shpreh: ”Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje familjes ime për momentet aspak, tepër tronditëse që ndodhën mbi familjen time padrejtësisht. I kërkoj falje komisariatit të policisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe. I kërkoj falje farefisit tim për situatat skandaloze që iniciuan të pabesët. I kërkoj falje gjithë Malësisë së Madhe se ne si trevë s’i kemi zakon këto gjëra. Janë shokuar dhe ata. Mua më vranë e më kryqëzuan për së gjalli. Do ju falënderoj dhe ju përzemërsisht. Po flas me zemër të hapur. kam besim tek drejtësia dhe do ia lë drejtësisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY