PD vijon aksionin, sot mblidhet në Shkodër

PD vijon aksionin, sot mblidhet në Shkodër

55
0
Shares

Partia Demokratike vijon me punën e saj strategjike për të treguar qëndrimin e saj ndaj qeverisë. Pas disa protestave të mëdha në vend, sërish Partia  Demokratike do të vijojë me aksione. Burime nga PD bëjnë me dije se sot ata  do të mblidhen në Shkodër.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 13:00 dhe vjen një ditë pas takimit që opozita zhvilloi me delegacionin e Parlamentit Europian.

Të martën opozita zhvilloi protestën e fundit para Parlamentit, ndërsa kujtojmë që ata morën vendimin ekstrem për të djegur mandatet.

Veprimi i tyre nuk është pritur mirë nga mazhoranca dhe nga ndërkombëtarët. Këta të fundit ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri duke zhvilluar takime me liderët për të gjetur një zgjidhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY