Nuk do te marrë më rrogën e deputetit, Shehaj bën gjestin fisnik...

Nuk do te marrë më rrogën e deputetit, Shehaj bën gjestin fisnik për 6 motrat jetime

156
0
Shares

6 motrat jetime nga Kukësi nuk do të vuajnë vendimin politik të Agron Shehajt për të hequr dorë nga mandati i deputetit.

Lajmin e bëri me dije vetë Shehaj në studion e News 24 ku deklaroi se do vazhdojë të japë të njëjtën ndihmë financiare për to, por këtë herë jo me rrogën si deputet por me të ardhurat e tij personale.

‘Unë nuk di që ato vajza të kenë të ardhura të tjera, për momentin varen vetëm nga rroga që i kaloj. Do vazhdoj t’i jap të njëjtën shumë që u jap jo nga të ardhurat si deputet por nga të miat.

Nuk dua që ato të vuajnë vendimin që kemi marrë ne për djegien e mandateve’, u shpreh Shehaj.

Deputeti i PD, njëherazi një njeri shumë i suksesshëm në biznes, është i njohur për bamirësitë e vazhdueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY