Dëmtohet Ronaldo, në dyshim për duelin me Atletico Madrid

Dëmtohet Ronaldo, në dyshim për duelin me Atletico Madrid

52
0
Shares

Sikur të mos mjaftonte humbja në takimin e parë, 2-0 ndaj Atletico Madrid, Juventus mund të përballet me tjetër problem ndaj “Los Colcheoneros”. Ylli i skuadrës torineze, Cristiano Ronaldo nuk është paraqitur në stërvitjen e skuadrës këtë të mërkurë, pasi ka ndjerë dhimbje në kyçin e këmbës.

Cristiano dhe Douglas Costa punuan në periferi. Për CR7, ekzistojnë teste të planifikuara të mërkurën dhe të enjten në një goditje në kyçin e majtë që ai pësoi gjatë ndeshjes me Bolonjën. Douglas Costa është duke u rikuperuar nga një problem i kofshës marrë dy javë më parë në ndeshjen kundër Parmës.“-thuhet në një njoftim të klubit bardhezi.

Dëmtime që mund të ndikojnë në humorin e skuadrës italiane, e cila javën e ardhshme luan ndaj Atleticos së Madridit një biletë për në raundin çerekfinal të UEFA Champions League.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY