Çfarë po ndodh me gjyqtarët që shpëtuan nga dënimi përjetë Dritan Dajtin?

Çfarë po ndodh me gjyqtarët që shpëtuan nga dënimi përjetë Dritan Dajtin?

69
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda do të kryejë verifikimin e pasurisë për tre gjyqtarët, që pranuan gjykimin e shkurtuar ndaj Dritan Dajtit dhe e shpëtuan atë nga burgimi i përjetshëm.

Mësohet se organi i akuzës u ka nisur shkresa zyrtare institucioneve shtetërore dhe bankave për të mësuar për pasurinë e tyre. Kështu, në “sitë” do të kalojnë pasuritë e gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj.

Sipas Akuzës, dyshohet se vendimi në favor të Dajtit është dhënë kundrejt përfitimeve, për të cilat Prokuroria po heton. Kujtojmë se më datë 14 shkurt, me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Policia ushtroi kontroll në banesat e gjyqtarëve. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e gjyqtarëve Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, nuk është gjendur asnjë provë komprometuese.

 Ndërsa në banesën e gjyqtarit Skënder Damini në Tiranë është gjendur një sasi prej 17 mijë eurosh, dhe një krehër pistoletë me 6 fishekë. Dritan Dajti ishte dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve 10 vite më parë.

Teksa ky vendim u la në fuqi për sa i përket fajësisë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendos të pranojë gjykimin e shkurtuar, gjë që i “dhuroi” Dajtit ulje të dënimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY