“Tym në kabinën e avionit…”, reagon deputeti: Autoriteti i Aviacionit, agjent marketingu...

“Tym në kabinën e avionit…”, reagon deputeti: Autoriteti i Aviacionit, agjent marketingu i Blue Panorama

171
0
Shares

Pas ngjarjes së djeshme, ku një prej avionëve të kompanisë “Blue Panorama” bëri ulje të detyruar në pistën e Rinasit, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj

Sipas tij, Autoriteti i Aviacionit Civil është bërë si agjent marketingu i kompanisë dhe nuk punon në interes të qytetarëve, jeta e të cilëve rrezikohet nga fluturime të tilla.

POSTIMI I SHEHAJT:

Autoriteti i Aviacionit Civil është bërë sot agjent marketingu i kompanisë Blu Panorama për të gënjyer shqiptarët mbi seriozitetin e defektit që pësoi një nga avionët e saj para dy ditësh, çfarë çoi në ulje të rrezikshme emergjence.

Autoriteti është kapur nga Kompania dhe ka braktisur qytetarët sepse pa bërë asnjë hetim të thelluar dhe të pavarur ka dalë në konkluzionin që i ka sugjeruar Kompania Ajrore.

Vetëm gjatë vitit të fundit, avionët e Blue Panorama qe operojnë me Shqipërinë kane bërë 3 ulje emergjente për difekte duke vënë në rrezik serioz jetën e udhëtarëve.

Autoriteti i Aviacionit Civil, në vend që të komandohet nga kompania ajrore, duhet ta vendosë para përgjegjësisë për masat e nevojshme për të ulur riskun, dhe madje pse jo, të paralajmërojë kompaninë për heqjen e lejes së fluturimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY