Plagoset rëndë me lëndë plasëse, bariu transportohet me helikopter në Tiranë

Plagoset rëndë me lëndë plasëse, bariu transportohet me helikopter në Tiranë

86
0
Shares
Foto Ilustruese

Një bari është dëmtuar rëndë nga lëndët plasësë në vendin e quajtur “Hani” Subash në Gjirokastër.

Sipas burimeve zyrtare, Vitjon Lluka po ruante gjedhët kur u lëndua me lëndën plasëse.

Ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Më datë 25.02.2019,  në vendin e quajtur “Hani” (kullotë)  Subash,  shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili  është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,”-njofton policia.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY