Me pistoletë me vete, arrestohet 21-vjeçari në Vorë

Me pistoletë me vete, arrestohet 21-vjeçari në Vorë

104
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar pasi u kap me armë zjarri.

Gjithashtu është sekuestruar dhe armat e zjarrit tip pistoletë me një krehër me fishekë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

R. K., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Në rrugën “Aeroporti i Rinasit-Qafë Kashar”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një mjet. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar pasagjerit të mjetit, shtetasit R. K., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY