DETAJE/Atentat dhe në Korçë, objektivi i tij nuk ndodhej në makinë

DETAJE/Atentat dhe në Korçë, objektivi i tij nuk ndodhej në makinë

179
0
Shares

Fatmirësisht atentati i djeshëm përfundoi pa të plagosur, ndonëse shkaktoi panik. Ngjarja ndodhi rreth orës 11 mbrëmjen e shkuar, ku disa të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në lagjen nr.4 të Korçës.

Sipas policisë, persona të paidentifikuar mësohet se kanë qëlluar në drejtim të një makine të parkuar në rrugë dhe më pas janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira pasi zona nuk kishte energji elektrike.

Mjeti është në pronësi të shtetasit Mateo Aliko, i cili rezulton të ketë një të shkuar me precedentë kriminal. Aliko ka qenë i përfshirë në një grabitje me armë të një pike bixhozi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë.

“Më datë 24.02.2019, rreth orës 21:45, në lagjen nr 4, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit në pronësi të shtetasit M.A. mjet i cili ishte i parkuar në rrugë.Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY