Portali i infermierëve, “kazan”, manipulime me pikët e testimit

Portali i infermierëve, “kazan”, manipulime me pikët e testimit

529
0
Shares

ortali “Infermierë për Shqipërinë” ka sjellë problematika për aplikantët. Infermierëve aplikues iu janë ndryshuar pikët për të mos qenë fitues. Akuzat bëhen publike nga kreu i Shoqatës, Elson Jaçaj, i cili tregon edhe presionin e infermierëve për të mos bërë publike këto çështje.

Portali “Infermierë për Shqipërinë”, ka sjellë manipulime me pikët e testimit të infermierëve.

Pas publikimit të pikëve të grumbulluara në testim, infermierët kanë treguar se procesi nuk është transparent.

Publikimi i një liste, fshirja dhe ripublikimi i një liste tjetër me pikë më të ulëta për të testuarit, është ajo se çfarë ka sjellë edhe shqetësimin për infermierët.

Jaçe: Ditën e parë doli një listë fituesish dhe pas disa orësh u ndryshua lista e fituesve, duke nxjerrë të njëjtët persona por me pikë më të ulëta apo persona të tjerë që nuk figuronin në listën e parë që edhe vetë apikantët na kanë deklaruar që nuk i kishin parë në dhomat e testimit.

Kreu i shoqatës, Elson Jaçaj, tregon se infermierët janë të frikësuar për të bërë publike shqetësimet e tyre, pasi shumica kanë pasur presione të ndryshme.

Jaçe: Ata thonin që po na bëhet një presion i madh. Ato thonin do keni prap kohë për të aplikuar, janë probleme që ndodhin.  Është një frikë tek këta, pasi rrezikojnë të ngelen pa punë. 

Portali, i cili është krijuar për punësimin e infermierëve, tanimë po krijon një kaos me tyre, duke lënë në listë edhe infermierë që kanë më shumë se dy vite që presin të punësohen.

Por, Ministria e Shëndetësisë e pyetur nga Ora News në lidhje me këtë shqetësim ka mohuar faktin e të pasurit ankesa dhe problematika, duke shtuar se portali po funksionon shumë mirë.

Po i njëjti reagim ka qenë edhe nga kryeministri Rama, i cili në takimin e tij në Gjirokastër e quajti një reformë të suksesshme./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY