Plani i raportuar për ndryshimin e kufijve, reagon Vuçiç

Plani i raportuar për ndryshimin e kufijve, reagon Vuçiç

76
0
Shares

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hedhur poshtë sot spekulimet e mediave gjermane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Nuk ka harta, nuk ka asgjë, sepse ne nuk po bisedojmë”, ka deklaruar kreu serb.

“Çfarë 17 pika, nuk ka asnjë pikë,” u përgjigj Vuçiç, në pyetjen e gazetarëve për zërat rreth një plani që përmban 17 pika, që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve.

“Ata që pretendojnë këtë, duan ta ndajnë Serbinë në 17 pjesë”, ka deklaruar Vuçiç.

Presidenti i Serbisë ka thënë më herët se shteti i tij nuk do të përfitojë gjithçka nga dialogu me Kosovën.

Por, ka thënë se ideja e tij është të mbrohet populli serb në Kosovë.

“Mos u merakosni, unë do të përkujdesem për popullin tonë në Kosovë, por nuk do të premtoj gjithçka, sepse të tjerët kanë premtuar dhe kaherë i kanë humbur të gjitha. Do t’i mbrojmë njerëzit tanë, por le të mendojmë për jetën”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY