DETAJE/A do të ketë sërish protesta?Zbulohet strategjia e opozitës

DETAJE/A do të ketë sërish protesta?Zbulohet strategjia e opozitës

64
0
Shares

Opozita ka vendosur që çdo të enjte të vijë me protesta të fuqishme para Parlamentit.

Burime për Droni.al nga selia blu thonë se ky ka qënë vendimi i marrë nga mbledhja me kryetarë të PD në rrethe.

Partia Demokratike e ka menduar këtë strategji të tillë, vetëm për qëllimin e vetëm që të mos lejojë jetën parlamentare.

Kështu, seanca e ardhshme parlamentare pritet të jetë në 28 shkurt dhe ne të njejtën ditë është parashikuar edhe protesta tek parlamenti. Ndërsa në datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Kujtojmë se këtë të enjte opozita zhvilloi protestë, ku pavarësisht paralajmerimeve të qeverisë për  dhune dhe hyrje me forcë në parlament, nuk u shënua asnjë incident.

Kjo ishte dita kur kreu i opozites Lulzim Basha, dorëzoi zyrtarisht mandatet e deputetëve të opozitës. Nëpërmjet këtij hapi ekstrem, opozita beson se do të detyrojë kryeministrin Rama të tërhiqet nga pushteti i blerë në bashkëpunim me krimin dhe t’i hapë rrugë një qeverie tranzitore, që do të siguroje zgjedhje të lira e të ndershme.

©DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY