VIDEO/Prezantuesit kapen duke folur për gjoksin e gazetares në studio

VIDEO/Prezantuesit kapen duke folur për gjoksin e gazetares në studio

134
0
Shares

Dy prezantues u vunë në qëndër të kritikave pasi u filmuan duke folur për gjoksin e një gazetareje, live në studio.

Gerardo Velazquez de Leon dhe Carlos Albert, ish-futbollist, po bisedonin gjatë kohës që në televizor transmetoheshin reklamat, në studion e emisionit që jepet në Meksikë, “Reaccion en Cadena”.

Dyshja po flisnte për aktivitetin në rrjetet sociale të gazetares sportive Patty Lopez de la Cerda dhe e akuzuan atë që “shfaq gjatë gjithë kohës vetëm gjoksin”.

“Kjo ka postua fotografi dhe thotë se më në fund gjeti foto të ngjashme dhe i bëri bashkë për të treguar gjoksin 10 vjet më parë dhe sot. 10 vjet më parë tregon gjoksin dhe tani po të njëjtën gjë bën”, thotë Gerardo.

“Është e martuar dhe poston foto të tilla, e pabesueshme”, përgjigjet Carlos.

Videoja u postua në rrjetet sociale dhe Patty reagoi në Twitter, ku u shpreh se komentet e djemve i kujtonin mendësinë e atyre që thonë se “nëse e përdhunojnë do të jetë faji i saj, nga mënyra si vishet“.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY