“Na çatë b*thën”, Andi Bejtja sqaron pse u nervozua në emision

“Na çatë b*thën”, Andi Bejtja sqaron pse u nervozua në emision

120
0
Shares

Shpesh nëpër debatet televizive “beteja” për të marrë fjalën dhe për të diskutuar rreth aktualitetit të nxehtë politik është e ashpër.

Vetëm një natë më parë në emisionin “Opinion”, diskutimi mes analistëve ka qenë i gjatë. Një ndër të ftuarit ka qenë edhe Andi Bejtja, i cili pasi është ndërprerë disa herë nga kolegët, nuk është përmbajtur. Ai ka sharë dhe ka hedhur përtokë një shishe uji gjatë emisionit.

I ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan, Bejtja foli lidhur me nervozizmin e një nate më parë. Ai tha se ka respekt për kohën televizive që i jepet dhe se nervozohet kur i ndërpresin fjalën.

Arian Çani: Pse u nervozove Bejte?

Andi Bejtja: Unë nuk nxehem kur debatoj me të tjerët, as kur më ofendojnë, as kur më shajnë. Por vjen një moment që duhet të themi një fjali për atë që jemi të ftuar në studio dhe duhet të respektojmë edhe të ftuarit e tjerë dhe kohën televizive. Duhet të kemi më shumë respekt për studion dhe televizionin, sepse kemi fatin që zemë një hapësirë që mund ta zinin të tjerët, që mund të flisnin edhe më mirë se ne. Kur gjërat ndodhin në mënyrë të përsëritur, duket sikur ta bëjnë me tendencë, për të mos lënë të flasësh. Unë e marr me shumë përgjegjësi daljen në televizion dhe nervozohem kur nuk më lenë të mbaroj fjalën, apo më marrin fjalën.

Arian Çani: Duke parë situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, akti jot është mëse normal. Një pjesë e shoqërisë po përjeton një lloj ankthi. Opozita ka dorëzuar mandatet, protestat vazhdojnë…

Andi Bejtja: Unë nuk e gjykoj kështu, sepse kur më pritet fjala, unë këtë veprim mund ta bëj edhe në kishë. Nuk ka lidhje me situatën. U mërzita sepse ne marrim pjesë në debate, duam të themi atë që kemi në kokë për të thënë dhe nuk të lenë të flasësh, del si idiot nesër dhe njerëzit thonë: “Po ky çfarë ka dashur të thotë se kuptoj fare?” Unë nuk e marr fjalën me dhunë. Unë si jap llogari asnjërit, unë dua të them atë për të cilën jam thirrur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY