LAJM I FUNDIT/AKEP fik sinjalin e telefonisë celulare në sheshin ku ndodhen...

LAJM I FUNDIT/AKEP fik sinjalin e telefonisë celulare në sheshin ku ndodhen protestuesit

211
0
Shares

Teksa po mbahet protesta e opozitës para Parlamentit, një urdhër është dhënë nga AKEP për ndërprerjen e paligjshme të sinjalit të gjithë operatoreve të telefonisë celulare në të gjithë bulevardin për orarin 11:00-16:00.

Sipas AKEP ky urdhër bëhet për shkak të kërkesës së Policisë së Shtetit, dhe në mbrojtje të interesit të vendit dhe sigurisë publike.

NJOFTIMI I AKEP: 

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton qytetaret se me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërpreje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019.

 AKEP ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve per nevoja te sigurisë publike.

AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.

Derimë tani raportohet nga gazetarët që janë në terren, se në ambientet përpara Kuvendit ka ngadalësim të shpejtësisë së internetit, ndikuar kjo dhe nga masiviteti i qytetarëve që i janë bashkuar protestës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY