Muka kritikon ministren e re të Arsimit: Pa identitet, pa një mendim...

Muka kritikon ministren e re të Arsimit: Pa identitet, pa një mendim të sajën

90
0
Shares

Taulant Muka ka kritikuar këtë herë ministren e re të Arsimit, Besa Shahinin. Kujtojmë se Muka ishte personazh që bëri bujë për shkak të plagjiaturave që denoncoi.

Ish-zëvendës ministri i Arsimit duke iu referuar një interviste televizive të Shahinit, thotë se ajo është një ministre pa identitet dhe pa asnjë mendim të sajin që vetëm reciton. Muka thotë se ajo nuk po bën asgjë për të përmirësuar situatën me arsimin.

STATUSI I PLOTE

Degjova me kureshtje Ministren e re te Arsimit perballe Lutfi Dervishi! Nje ministre pa identitet, pa mendim te sajen! Nje ministre qe vetem reciton “paktin e universitetit”, por qe nuk di te jape nje argument! Znj Ministre ju nuk keni guxim te thoni:
-I shkarkuam anetaret e bordeve te administrimit sepse jane te korruptuar!
-Ata politikane qe kapen me plagjiature duhet te japin doreheqje siç behet kudo ne boten e zhvilluar perendimore!

Çfare modeli jeni ju per rinine Shqiptare, modeli qe mohon çdo pergjegjesi dhe qe nuk denon “hajdutet intelektual”?! Nje model i ngjashem si shefja juaj Nikolla & qe u ngrit gjithe rinia ne kembe kunder? Po si mund te gjenerojne universitetet Shqiptare para dhe te bejne kerkim shkencor me ato kapacitete “akademike” qe kane, dhe me bizneset shqiptare qe nuk e dine se çeshte inovacioni?!

Gjendja ne arsimin e larte ne Shqiperi eshte e mjerueshme, dhe ju znj Ministre nuk po ofroni zgjidhje! Perkundrazi, kush e njeh dhe e do arsimin e larte e kupton qe politika qe po ndiqni do e shkaterroj dhe me shume arsimin e larte! Ne jemi shekull larg nga nivelet akademike perendimore, dhe sa me shume kohe humbasim me reformat jo te duhura ne arsimin e larte, aq me shume e thellojme kete distance dhe shkaterrojme te ardhmen e te rinjve dhe Shqiperise!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY