Rama takime në Pukë, banorët e Lezhës dalin dhe i bllokojnë rrugën...

Rama takime në Pukë, banorët e Lezhës dalin dhe i bllokojnë rrugën kryesore

113
0
Shares

Nëse menduam se protestat pushuan, në fakt është e kundërta. Qytetarët kanë ende arsye për të protestuar dhe këtë zgjedhin ta bëjnë në mënyra të ndryshme.

Së fundmi mësohet se  banorët e Lezhës janë ngritur në protestë. Dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugën kryesore, duke bllokuar pjesën e superstradës, ku pritet të kalojë kryeministri Edi Rama për të shkuar në Pukë.

Kjo është protesta e parë, që pas 16 shkurtit. Protesta e fundit u shoqërua me incidente ndërsa protestuesit nuk u thyen pavarësisht gazit lotsjellës. Ata qëndruan rreth 5 orë para zyrës së Ramës me thirrje për largimin e tij.

Kujtojmë se në fund të asaj proteste, Basha njoftoi për protestën që do të mbahet ditën e enjte.

Nga ana tjetër të gjithë deputetët e opozitës kanë vendosur që të djegin mandatet e tyre, duke thënë se prania në Kuvendin e kapur nga krimi duhet të marrë fund.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY