Njihej si ikona e ‘Chanel’, ndërron jetë stilisti me famë botërore

Njihej si ikona e ‘Chanel’, ndërron jetë stilisti me famë botërore

152
0
Shares

Ka ndërruar jetë ikona e modës Karl Lagerfeld. Stilisti i famshëm vdiq në moshën 85 vjeçare pas një beteje me kancerin. Drejtori kreativ i Chanel, besohet të ketë qenë i sëmurë dy javët e fundit ku dhe ishte shtruar në spital në Paris.

Shtëpia e Chanel ka konfirmuar tashmë vdekjen e tij.

Sipas burimeve të afërta me të, Lagerfeld u shtrua të hënën, ndërsa vuante nga kanceri pankreatik.

“Ai nuk fliste në lidhje me sëmundjen e tij, por luftoi atë me trimëri”, tha një burim i  brendshëm. “Karl ishte shumë krenar për përshtatshmërinë e tij dhe jetesën e shëndetshme, kështu që kanceri i pankreasit erdhi si një tronditje e madhe”.

Stilisti gjerman që krijoi shtëpinë e modës ‘Chanel’ ishte një nga njerëzit që punoi deri në vdekjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY