Djegia e mandateve/ Fevziu: Parlamenti mbushet dhe me 140 deputetë, por nuk...

Djegia e mandateve/ Fevziu: Parlamenti mbushet dhe me 140 deputetë, por nuk janë opozita

366
0
Shares

Gazetari Blendi Fevziu tha se rasti i djegies së mandateve është unikal jo vetëm në Shqipëri, ndërsa shtoi se Parlamenti mund të mbushet me 140 deputetë, por ata nuk janë opozita.

“Këtu po flasim për vendim politik dhe jo akte individuale të deputetëve. Është një vendim unanim për të refuzuar mandatet. A është një vendim i mirë? Ky është një vendim i parë që ndodh në Shqipëri dhe është unikal. Me sa di unë nuk ka ndodhur as në vende të tjera të botës. Mund të qëndrojë Lefter Koka.

Mund të ketë të tjerë të listës së PD-së që mund të hyjnë. Mund të ketë individë që bëjnë llogari pragmatiste. Ky nuk është përfaqësimi i opozitës, por i një individi. Parlamenti mund të mbushet me 140 deputetë, por kjo nuk është opozita. Nuk kam pikë dyshimi që ndërkombëtarët do të jenë agresiv. Ndërkombëtarët e kanë presionin derisa mban dhe në fund fare duan të zgjidhin ngërçin.

Nëse e shohin që opozita është e vendosur dhe ka mbështetje popullore. Nëse ata shohin që opozita është e unifikuar, atëherë do të hyjnë të negociojnë një zgjidhje. Goditjen e parë e marrin partitë që tentojnë ta krijojnë krizën. Kjo ka ndodhur edhe në ’96-’97”, tha Fevziu në Ora News.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY