VIDEO/ Kapet mbi 1 ton drogë shqiptare në Napoli, shihni ku ishte...

VIDEO/ Kapet mbi 1 ton drogë shqiptare në Napoli, shihni ku ishte fshehur

102
0
Shares

Një sasi e madhe droge prej 1.250 kg drogë kanabis u sekuestrua nga policia italiane në Campagna, në Provincën e Napolit.

Lënda narkotike ishte fshehur në disa kamionë të ngarkuar me portokalle  dhe qepë. Tre vetë janë arrestuar nga policia. Sipas “Il Giornale”, në pranga përfundoi shqiptari Sami Bodini, 54 vjeçar dhe dy shtetas italianë, shoferë të kamionëve.

Në kamionin e parë, i drejtuar nga 37 vjeçari italian Antonio Sciccone, i shoqëruar nga emigranti shqiptar, u gjet mes qepëve sasia prej 836,4 kg hashash, ndërsa kamionin e dytë, drejtuar nga shoferi italian Salvatore Caccavale, 56 vjeç, u gjet ngarkesa tjetër prej 414 kg, e fshehur mes portokalleve.

Pas formaliteteve, personat e arrestuar u dërguan menjëherë në burgun Poggioreale në Napoli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY