PS si Juventusi/ Deputeti i PD-së: Kontrollo xhepat kur takon një juventin

PS si Juventusi/ Deputeti i PD-së: Kontrollo xhepat kur takon një juventin

80
0
Shares

Nuk kanë të mbaruar reagimet në adresë të tweet-it më të fundit të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit krahasonte PS-në me Juventusin, duke nënkuptuar supremacinë e ekipit torinez në Serie A dhe partisë që ai drejton në skenën politike shqiptare.

Deputeti demokrat i Korçës nuk heziton ti kujtojë kreut të qeverisë akuzat ndaj Juventusit për trukim ndeshjesh, proces i njohur si “Calciopoli”, çka e zbriti ekipin legjendar italian një kategori më poshtë.

“Politika nuk është çështje topi!  Rama dhe si tifoz është në faull! Si tifoz i Interit unë e kujtoj mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnje ekip. Nuk thonë kot, kur takon një Juventin kontrollo xhepat! Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh pêr shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht por drejtuesi i tij!”, shkruan Salianji në reagimin e tij në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY