FOTO/Rama mbushi sheshin me llamba që gjenden vetëm në Kore, Lezha lihet...

FOTO/Rama mbushi sheshin me llamba që gjenden vetëm në Kore, Lezha lihet në terr të plotë

170
0
Shares

Kryeministrit i pëlqen të inagurojë sheshe, vepra, rrugë e ti bëjë të gjitha sipas metodave të huaja. Por ndonjëherë harron se ato duhen mirëmbajtur dhe jo të lihen në mëshirë të fatit.

Një rast vjen nga Lezha. Kur sheshi i Lezhës u rikonstruktua, ndriçimi u bë me llamba që gjenden vetëm në Korenë e Jugut. Sot ato janë djegur dhe Bashkia nuk ka mundësi që t’i zëvendësojë. Për këtë arsye natën qendra e Lezhës është në errësirë të plotë.

I rikonstruktuar si pjesë e Rilindjes urbane 5 vite më parë nata duket kështu. Të paktë janë ndriçuesit e ndezur. Në kushte të tilla është shumë pak i frekuentueshëm. Banorët mbyllen herët në shtëpi.

Shkak për këtë anormalitet janë ndriçuesit. Modeli i tyre unik ka vështirësuar mundësinë e gjetjes. Bashkia e Lezhës thote se konstatimi i bërë nga ABC News është i drejtë. Llambat e ardhura nga Koreja janë të veçanta dhe zgjidhja e vetme është ndryshimi i krejt sistemit ndriçimit dhe unifikimi i tij për të cilën po zhvillohen tratativa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY