U gjet me fytyrë të masakruar në pellgun e gjakut të tij,...

U gjet me fytyrë të masakruar në pellgun e gjakut të tij, shqiptari dyshohet se u vra nga i biri

92
0
Shares

Një 45 vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë dhe i zhytur në pellgun e gjakut të tij pasditen e djeshme në një shesh lojërash në fshatin Agios Athanasiot të Selanikut në Greqi.

Ngjarja e rëndë është pasqyruar nga media greke e cila kë bërë të ditur se personi i vrarë barbarisht është shtetasi Mirash L. Me prejardhje nga Talja e Lezhës.

Sipas medias greke shqiptare është gjetur i masakruar në fytyrë dhe në pellgun e gjakut të tij.

Dyshimet e para të policisë flasin për një pistë akoma edhe më të rëndë për këtë krim, se vrasja mund të jetë kryer nga djali i viktimës. Po ashtu mësohet se një grua e re shqiptare ka qenë e pranishme në ngjarjen e rëndë dhe ka parë të gjithë skenën e vrasjes, duke u bërë e vetmja dëshmitare e krimit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY