Sjellja e policisë post proteste, ish-ministri: Qartësisht të motivuar nga urrejtja politike

Sjellja e policisë post proteste, ish-ministri: Qartësisht të motivuar nga urrejtja politike

103
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka kritikuar sjelljen e policisë pas aksioneve blic për të arrestuar në banesat e tyre qytetarët pjesëmarrës në protestë.

Manjani shkruan se policia është qartësisht e motivuar nga urrejtja politike, dhe jo nga ligji.

REAGIMI

Sjellja e policisë post proteste, duke shoqëruar njerëz përdhunisht e kontrolluar banesa pa vendim gjykate dhe duke i goditur me duar të lidhura është haptazi e PA LIGJSHME!

Policia është e motivuar qartësisht nga URREJTJA politike dhe jo nga ligji!

Nuk kontestoj aspak arsyet e shoqërimit në polici, por mënyrën dhe shkeljet e rënda të ligjit.

Kujtoj edhe njëherë se asnjë punonjës policie nuk u prek dje nga protestuesit.

Nëse tek kjo lloj policie ka investuar fytyrën e tij Sandër Lleshi, është momenti ti vijë TURP!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY