FOTO/ Dy yjet e muzikës botërore, urime speciale për Pavarësinë e Kosovës

FOTO/ Dy yjet e muzikës botërore, urime speciale për Pavarësinë e Kosovës

115
0
Shares

Dy këngëtarët me prejardhje nga Prishtina, me famë botërore janë uruar Kosovën për 11-vjetorin e Pavarësisë. Rita Ora e Dua Lipa, kanë treguar sa shumë e duan Kosovën në ditën e shtetësisë së saj.

Artistë më të famshme kosovare, të cilat jetojnë në Britani të Madhe, kanë uruar Pavarësinë më anë të fotografive, që tregojnë origjinën e tyre, shkruan Gazeta Express.

Urime dita e Pavarësisë Kosovë!!! Shkëlqe cdo ditë – e kam xhiruar videon time për ‘Shine your light”, aty në vitin 2012. Një nga kujtimet më të mira të miat!!! Ju dua shumë”, ka shkruar Rita Ora.

Ndërkaq, Dua Lipa, e cila së fundmi ka fituar dy çmime prestigjioze të “Grammy Awards”, ka uruar Kosovën me një fotografi të mbushur me flamuj verdhekaltër.

“Nga Kosova për gjithë botën. Urime Kosovë. Ju duaaaa”, ka shkruar Dua Lipa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY