Shpërthen Manjani: Lerini përrallat me dhunë pa dhunë, asnjë polic nuk u...

Shpërthen Manjani: Lerini përrallat me dhunë pa dhunë, asnjë polic nuk u prek

795
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, përmes një tjetër reagimi në rrjetet sociale, komenton zërat pas protestës, të cilat akuzojnë opozitën dhe protestuesit për dhunë dhe shkatërrim të pronës publike.

Sipas juristit të njohur, “kush i ka mendt në kokë kupton thelbin e atij lumi njerëzish që pushtuan bulevardin dhe Kryeministrinë rretherrotull”.

Gjithashtu Manjani shton se, asnjë polic nuk u prek gjatë protestës, përkundrazi u lënduan njësoj si protestuesit.

 REAGIMI I MANJANIT:

Të gjithë ata që arsyetojnë mbi “dhunën ndaj Kauçukëve” te kryeministria duket të kuptojnë se dhuna më e madhe ishte kur ato u vunë aty.

I vuri usta Edvini pa shije e pa kuptim. I vuri pa leje dhe në dëm të trashëgimisë historike. Në shkelje të plotë të ligjeve të shtetit.

Le të guxojë dikush të vërë një strehë në ballkonin e tij, jo aq vezulluese sa ajo e Kryeministrisë dhe e sheh veten në polici!

Pse Edvini paska të drejtë të dhunojë dhe populli që proteston kundër dhunës quhet “i dhunshëm”?!!

Kush i ka mendt në kokë kupton thelbin e atij lumi njerëzish që pushtuan bulevardin dhe Kryeministrinë rretherrotull!

Lerini përrallat me dhunë pa dhunë. Asnjë polic i vetëm nuk u prek. Përkundrazi, u helmuan edhe ata si protestuesit nga kolegët e tyre.

Lumi i njerëzve ishte vërtetë i madh. Dhe u larguan nga sheshi jo se u bënë me qeverinë, as me urretje për opozitën por thjesht të helmuar nga gazi që u hodh sipas qejfit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY