Dhjetëra protestues të shtrirë dhe të lënduar, Basha: Skenar i Ramës për...

Dhjetëra protestues të shtrirë dhe të lënduar, Basha: Skenar i Ramës për të nxitur dhunën

104
0
Shares

Djetëra persona janë të lënduar nga gazi lotsjellës, ndërsa disa prej tyre janë transportuar me ambulance për shikim mjekësor të specializuar.  Shume qytetare jane shtrire tek zona e bunkerit.

Lideri i opozitës u shpreh se policia e la me qëllim hapjen e kordonit, për të nxitur kështu dhunën dhe revoltën e qytetarëve.

”Ministri i Brendshëm e di fare mirë që kordoni i policisë ka hapur radhët për të krijuar një skenë të tillë. Siç e shikoni rrinë duarkryq sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit.

Dhe tani ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës. Ndërkohë me presionin më të vogël të turmës, që natyrisht që janë të irrituar sepse janë banorë të Unazës së Re, kanë shkuar për t’u prishur shtëpitë për t’u vjedhur 18 milionë euro, papritur shohim që hapet kordoni policor. Kjo do të thotë që ka një plan për të nxitur dhunë. Ka një plan për të nxitur dhunën që t’i drejtojë gishtin e akuzës opozitës dhe kjo është e papranueshme” tha Basha.

LIVE

LIVE – Protesta kombëtare

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 16 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY