Banorët e Unazës së Re i bashkohen protestës, Kryeministria blindohet nga FNSH...

Banorët e Unazës së Re i bashkohen protestës, Kryeministria blindohet nga FNSH dhe RENEA

49
0
Shares

Banorët e Unazës së Re janë nisur drejt Kryeministrisë për tu bashkuar me protestuesit e tjerë në protestën e madhe të opozitës.

Nga informacionet e para, mësohet se banorët të veshur me jelekët identifikues dhe po marshojnë të gjithë grup.

Kujtojmë se protesta e banorëve të Unazës së Re është një ndër protestat e cila njihet për rezistencën e madhe duke detyruar dhe qeverinë të ndalojë punimet dhe zbatimin e projektit që është cilësuar si abuziv dhe korruptiv.

Gjithashtu deputetë të opozitës e kanë mbështetur kauzën e tyre duke qëndruar pëer 100 e disa ditë pranë banorëve duke denoncuar aferat korruptive të qeveritarëve me zbatimin e këtij plani.

Burimet bëjnë me dije se vazhdon marshimi i qytetarëve pjesmarrës në rrugë drejt Kryeministrisë, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur para godinës.

Mësohet se policia ka marrë masa të frikshme, duke nënkuptuar që i tremben protestës së opozitës.  Sipas burimeve kordoni i parë që do të përballet me protestuesit, është ai i Policisë së Rendit, ndërsa është minimizuar prezanca e efektiveve femra në këtë radhë, për shkak të incidentit me Ina Nukën.

Anash dhe pas kryeministrisë, janë pozicionuar edhe efektivë të forcave RENEA, të cilët mund të ndërhyjnë vetëm me urdhër të Drejtorit të Policisë.

Gjithashtu, oficerë të antiterrorit do të kontrollojnë personat që dyshohen si elementë të rrezikshëm dhe punonjësit e Gardës së Republikës do të monitorojnë situatën me dylbi, nga tarracat e institucioneve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY