Denoncimi i fortë i nënës/ Vajza ime 14 vjeçe në duart e...

Denoncimi i fortë i nënës/ Vajza ime 14 vjeçe në duart e përdhunuesve, Policia i mbron

252
0
Shares

Një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur është denoncuar sot nga dy prindër në Tiranë: vajza e tyre 14-vjeçare drogohet dhe përdhunohet nga trafikantët, të cilët kanë mbështetje të fuqishme në Polici dhe konkretisht, në komisariatin nr.1 të Tiranës.

Ish-kryeministri Sali Berisha, njesoj si në rastin e abuzimit me të miturën në Kavajë, e ka bërë publik rastin siç ia përshkruajnë prindërit e fëmijës me këtë shënim dhe akuzë ndaj shtetit:

“Rrëfim tronditës i një nëne në Vjolistan! I drogojnë dhe përdhunojnë vajzën 14-vjeçare trafikantët! Narkopolicia qëndron në anën e tyre, – shkruan Berisha.-

Lexoni denoncimin rrënqethës të saj!”

Përshëndetje z.Sali Berisha.

Jemi prindërit e një vajze 14-vjeçare, e cila ka me shumë se 1 vit që e kanë mashtruar disa persona dhe duke e kërcënuar; si pasojë e kërcënimeve, vajza më largohej me muaj të tërë nga shtëpia pa e ditur ku rrinte, duke e droguar dhe përdhunuar njëkohësisht shumë persona.

Kemi bërë kallëzime në Polici, në komisariatin 1 shumë herë, por kallëzimet tona binin në vesh të shurdhër, se komisariati 1 i shkrunte letrat në mënyrë që Prokuroria ta mbyllte si çështje, duke i lënë të lirë përdhunuesiet, të lirë për të vepruar sërish mbi vajzën time pa patur shqetësim as nga Policia, as nga Prokuroria.

Kur bënim kallëzimin në komisariatin 1 Tiranë, u lajmëronin trafikantët nga punonjësit oficerë policie të komisariatit 1 dhe vajza vinte në shtëpi e egërsuar dhe ikte, pasi na bënte presion për të tërhequr denoncimin.

Policia nuk vepronte për ndalimin e përdhunuesve dhe trafikantëve, se i mbulonte oficeri i policisë gjyqësore f.s. Ky oficeri mbrohet nga eprorët e komisariatit 1 dhe nga Prokuroria.

Jemi ankuar dhe për këtë oficer policie, por është e kotë, se është i mbrojtur me fanatizëm nga eprorët e tij.

Ju faleminderit që po ju shkruajmë.

Kërkojmë një zgjidhje nga ju se komisariati 1 i Tiranës nuk i nxjerr para ligjit personat trafikantë dhe përdhunues, se janë të lidhur me prokurorinë që i mbyll çështjet.

Dhe një herë ju faleminderit. Prindi i 14 -vjeçares B.C. Me respekt GJ.C. dhe mamaja A.C.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY