Sekuestrohet një tjetër sasi droge, në pranga 3 persona

Sekuestrohet një tjetër sasi droge, në pranga 3 persona

70
0
Shares

Policia kufitare ka kapur 15 kilogramë drogë në portin e Durrësit, ndërsa në pranga kanë rënë 3 shtetas nga Kosova dhe Serbia.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit të zhvilluar nga policia në një mjet duke përdorur edhe qenin antidroge , arriti të gjejë dhe të sekuestrojë lëndën narkotike dhe bëri të mundur arrestimin e tre personave B. S, D.A e D.S nga Kosova dhe Serbia.

Droga është zbuluar në saj të një operacioni me qëllim goditjen e grupeve që trafikojnë drogë.

Jo më larg sesa dje, u sekuestrua 1 ton droge e llojit kanabis në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e ngarkuar brenda dy kamioneve me destinacion Greqinë.  Në kamione ndodhej një ngarkesë me krunde dhe mes tyre ishin fshehur thasë me kanabis.

Ajo çka është ironike, është fakti se teksa dy ditët e fundit, policia e shtetit ka folur për punën operacionale të ndalimit të trafikimit të drogës nga shqiptarët në vendet e Evropës, e kundërta po shihet të ndodhë, ku sasi të mëdha droge hyjnë dhe dalin pa problem./DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY