Nuk mbyllën lojërat e fatit, 3 të proceduar në Fier dhe Pogradec

Nuk mbyllën lojërat e fatit, 3 të proceduar në Fier dhe Pogradec

85
0
Shares

Një 57-vjeçar nga Pogradeci është proceduar nga policia pasi në lokalin e tij në lagjen nr.2 u gjetën pajisje që shërbejnë për llotari sportive, një kompjuter, një monitor dhe një printer. 57 vjeçari akuzohet për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Nga ana tjetër dhe  në qarkun e Fierit policia bën me dije se ka proceduar penalisht dy pronarë të dy subjekteve të cilët nuk kishin mbyllur lojërat e fatit në Lushnjë dhe Mallakastër. Policia bën me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, një sasi chipsash, letra bixhozi, 6 tableta dhe 1 kompjuter.

Konkretisht, u procedua penalisht shtetasi L.H, 23 vjeç, banues në Lushnje pasi në ambientet e lokalit “Bar kafe” në pronësi të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 tableta dhe 1 kompjuter.

 

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N.H, 45 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ju gjetën 1 tavolinë bixhozi, letra dhe chipsa që shërbejnë për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier dhe Lushnje për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara “dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY