Kryemadhi mbron Palokën: Rama bullizon, nuk kemi patur kurrë kryeministër me defiçencë...

Kryemadhi mbron Palokën: Rama bullizon, nuk kemi patur kurrë kryeministër me defiçencë mendore

55
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka dalë në mbrojtje deputetit Edi Paloka, i cili gjuajti me bojë kryeministrin Edi Rama në Kuvend.

Kryemadhi tha se të gjithë jemi njerëzor dhe kemi emocionet duke u shprehur se Rama bullizon.

Sigurisht që vjen një moment që të gjithë jemi njerëzorë, të gjithë kemi momentet tona të emocioneve por është e disata herë që kryeministri rrugaç ka bullizuar shqiptarë që i krahason me organet gjenitale, bullizon deputetët, anëtarë e parlamentit dhe ministrat e tij. Kurrë nuk kemi pasur kryeministër qesharak që krijon incidente të tilla, papërgjegjshmëri dhe mbi të gjitha një deficencë mendore”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi gjithashtu deklaroi se të gjithë zyrtarët publik duhet t’i nënshtrohen analizave për gjendjen mendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY