Në shenjestër Hipoteka e Durrësit, ministrja shkarkon 6 specialistë

Në shenjestër Hipoteka e Durrësit, ministrja shkarkon 6 specialistë

78
0
Shares

Furtuna e shkarkimeve në qeveri vijon ende. Së fundmi, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar për sharkimet e fundit.

Aajo tha se vijon puna dhe kontrollet intensive në Hipotekën e Durrësit, ku janë larguar dhe gjashtë punonjës të tjerë për shkelje ligjore.

”Zyrat vendoret të pasurisë së paluajtshme në Durrës kanë qenë dhe vijojnë të jenë në qendër të kontrollit.Në muajin janar për shkelje në detyre është shkarkuar nga detyra regjistruesi i zyrës vendore të Durrësit.

Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force  ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij, nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë. Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e cuar në total numrin e masave në 31 masa”, tha Gjonaj.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/399384960637187/?notif_id=1550053283246516&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY