FOTO/Fotoja me Ahmetajn, Salianji zbulon të vërtetën pse u ulën bashkë deputetët

FOTO/Fotoja me Ahmetajn, Salianji zbulon të vërtetën pse u ulën bashkë deputetët

275
0
Shares

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar ditën e sotme të gjitha imazhet e regjistruara nga lokali ku u ndesh me ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Për të shuar cdo hije dyshimi dhe për t’i shkuar të vërtetës deri në fund në lidhje me foton e shumë përfolur, deputeti ka bërë publike fotot ku tregohen qartë ndër të tjera edhe oraret kur kanë hyrë e kanë dalë dhe kur janë takuar dy deputetët.

Ata kanë drekuar në dy tavolina të ndryshme dhe për shkak të gazetarit Ed Manushi si një mik i secilit,  janë shkëmbyer pak minuta edhe dy deputetët kundërshtarë. Duke pareë dhe oraret tek fotot, Salianji hyn në orën 13.13 në bar dhe takon gazetarin Ed Manushi dhe drekon me të për më shumë se një orë.

Në orën 14:24 duket që deputeti Ahmetaj shkon në tavolinën e gazetarit Manushi dhe takohet me të dhe deputetin Salianji.

Në orën 14:30 deputeti Salianji është në daljen e barit. Në orën 14:30 gazetari Ed Manushi dhe deputeti Ahmetaj tashmë po qëndrojnë në tavolinë bashkë me gazetaren e emisionit “E Diell”. Duke llogaritur kohën, takimi i tyre nuk ka qënë më shumë se 5 minuta sa për të thënë se është bërë më shumë për etikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY