Familjarët kërkojnë ta çojnë trupin e Sala në atdhe, presidenti i Cardiff...

Familjarët kërkojnë ta çojnë trupin e Sala në atdhe, presidenti i Cardiff bën gjestin prekës

111
0
Shares

Emiljano Sala pati një fund tragjik, pas suksesit që po arrinte në botën e futbollit. Futbollisti vdiq tragjikisht në një aksident ajror, ndërsa trupi i tij u gjet disa ditë më pas në mbeturinat e avionit të rënë në det.

Futbollisti i preku të gjithë me historinë e tij ku shumë prej fansave të tij shpresonin se do ti kishte mbijetuar aksidentit.

Që prej javës së shkuar trupi i tij u gjend dhe pas autopsisë, trupi i tij mund të prehet. Familjarët dhe të afërmit e sulmuesit argjentinas, duan që ta riatdhesojnë Salan dhe ta çojnë në Argjentinë. Por, kostot janë të mëdha dhe të papërballushme, pasi janë 6 orë udhëtimi.

Për këtë presidenti i Kardifit ka vendosur që çdo shpenzim ta paguajë ai dhe homazhet të bëhen në vendin e tij të origjinës. Trupi i Salas do të qëndrojë në një palestër në San Martin, klub i tij i fëmijërisë, ku do të zhvillohen homazhet për të gjithë ata që duan t’i thonë lamtumirën e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY