Braçe shpërndan denoncimin e Berishës: Ka një të vërtetë brenda…

Braçe shpërndan denoncimin e Berishës: Ka një të vërtetë brenda…

440
0
Shares
Kryeministri Sali Berisha dhe Deputeti i PS Erion Brace, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me votat e maxhorances akti normativ "Per heqjen e mjeteve motorike, te rimorkiove si dhe te pjeseve te tyre te kembimit, te dala jashte perdorimit qe ndodhen prane rrugeve kombetare".

Zv.Kryeministri i ri Erjon Braçe ka konfirmuar se denoncimet që vijnë në faqen e ish-kryeministrit Berisha janë të vërteta. Kjo pasi njërin prej tyre Braçe e ka shpërndarë vetë, atë në të cilën flitet për të.

Ish-kryeministri më herët bëri publike një denoncim, ku thuhej se në administratë, në Fier, Braçe ka shkuar vetë në zyra për të bërë kontrolle dhe inspektime duke terrorizuar punonjësit.

Ky mesazh ka rënë në veshin e zv.kryeministrit, i cili ka reaguar duke sqaruar dhe gjithë punën e tij në 3 javë.

STATUSI I PLOTE

OSE PUNEN, REZULTATET DHE
SHERBIMIN NDAJ QYTETAREVE,
OSE LINI ZYRAT E SHTETIT!! Nuk ju mbron dot as Sali Berisha ne te djathte dhe, as une ne te majte!! Mos u habisni;
Poooo une po shperndaj Sali Berishen sepse ajo qe ka shkruar ka nje te vertete brenda.
Atehere,
Ne tre jave e pak po bej dy gjera:
E para, po shkoj vete zyre me zyre rajonale qe ofron sherbime publike per qytetaret, nga ajo e Tatimeve,
tek Punesimi, Aluizni, Zrpp padiskutim, Issh, Shssh-keto te dyja edhe per komisionet e aftesise se kufizuar, Bujqesise, Aku etj etj;
E kam bere ne me shume se gjysmen e qarqeve te vendit.
E dyta, kam kerkuar te plotesohet dosja personale e cdo nepunesi, historiku i tij administrativ, pershkrimi i punes, objektivi, rezultatet dhe vleresimi per te.
Thjesht nga kaq,
cfare nuk kam gjetur e besoj se do gjej edhe me shume, me nje impakt te njohur,
mungesen e sherbimit per qytetaret per vite me rradhe.
Nderkohe,
drejtuesit e ketyre zyrave rajonale e me gjere, po vijne nje here ne muaj ne zyre tek une, ne nje mbledhje pune ne te cilen,
pranohen vetem per tre gjera:
Objektivi, Rezultati, Shqetesime te tjera.

Jam i habitur se si nuk paska shkruar ndonje nga keta!
Qetesohu Sali Berisha;
Ka vetem nje qellim e gjitha:
SHERBIMIN NDAJ QYTETARIT!
Kudo qe kam shkuar nuk i kam kerkuar kujt teseren por;
Orarin-une kam shkuar aty para tyre, pershkrimin e punes, objektivin, punen, rezultatin e arritur ne sherbim te qytetarit.
Per nepunesit e inspektoriateve,
kam kerkuar edhe urdhrin e punes qe ndan nje institucion nga nje bande.
Kjo eshte e verteta!
Ky eshte edhe qellimi!
Zyrtari qe eshte shqetesuar dhe ka nxituar te ulerase me shqipe prej analfabeti,
nuk duhet te tregoje teseren sic ka bere tek ty, por vetem rezultatet.
Nese nuk i ka, do ike nga zyra e shtetit sipas ligjit dhe, as tesera ime e as tesera jote Sali Berisha,
NUK DI E MBROJE DOT!
Ky nuk eshte terror,
kjo eshte pergjegjshmeri ndaj detyres dhe sherbimit publik ndaj qytetarit;
Vertikalisht, nga une deri tek i fundit nepunes qe paguhet nga taksat e qytetareve.
Ti Sali Berisha nuk hyn ketu.
Ti ke gjithe te drejten te jesh i papergjegjshem!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY