FOTO/Kejsi feston ditëlindjen, dhurata që mori nga prindërit e Stresit: Krenare që...

FOTO/Kejsi feston ditëlindjen, dhurata që mori nga prindërit e Stresit: Krenare që mbaj mbiemrin tuaj

126
0
Shares

Kejsi, e fejuara e reperit Stresi, ka festuar ditëlindjen, ndërsa nuk ka hezituar të tregojë një pjesë të festimeve të saj për ndjekësit në rrjetet sociale.

Një ndër surprizat e bukura që ajo ka marrë ka qënë ajo nga familja e Stresit. Edhe pse ajo është larg, ata kanë gjetur mundësinë për t’i dërguar një tortë dhe disa dhurata.

Krahas fotove ku shfaqet surpriza, ajo ka shkruar edhe pak fjalë dedikuar vjehrrit dhe vjehrrës.

“Çdo të thotë të kesh njerëz aq afër zemrës sa që as distanca nuk të ndan! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj që nuk më ka munguar kurrë. Ndihem krenare që mbaj mbiemrin Lushaj”,-shkruan ajo.

Kujtojmë që dhe pse Stresi ndodhet në burg, Kejsi ka qënë gjithmonë mbështetëse ndaj tij, duke shprehur në çdo moment dashurinë për të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY