EMRAT/Operacion anti-drogë në Vlorë dhe Itali, 6 shqiptarë të arrestuar me letërporosi

EMRAT/Operacion anti-drogë në Vlorë dhe Itali, 6 shqiptarë të arrestuar me letërporosi

126
0
Shares

Një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane po zhvillohet në Vlorë.

Operacioni antidrogë ka nisur herët këtë mëngjes, ku rreth orës  7:00 kanë mbërritur forcat RENEA.

Në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj. Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.

Ndërkohë operacioni e ka zanafillën në Itali. Bëhet fjalë për një operacioni anti-kanabis i shtrirë në Shqipëri dhe në Itali ku janë goditur katër grupe kriminale, ndërsa  27 persona kanë përfunduar në pranga.

Sipas mediave italiane mes 27 të arrestuarve, 21 janë shqiptarë 6 të tjerë janë shtetas italianë.  Këto grupe kriminale kishin si bazë qendrore Lecen dhe veprimtarinë e tyre të  trafikimit  në disa qytetet të tjera si Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY