DETAJE/Vrau gruan me armë, zbardhet dëshmia e gardistit: Kisha dyshime për tradhti…

DETAJE/Vrau gruan me armë, zbardhet dëshmia e gardistit: Kisha dyshime për tradhti…

197
0
Shares

Gardisti 44 vjeçar i cili vrau mëngjesin e sotëm gruan e tij, ka dhënë dëshminë e parë në polici për motivet që e detyruan të kryejë krimin e rëndë.

Ai ka thënë se dyshonte se gruaja 36-vjeçarja Ervilma Seferi e tradhtonte.

Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet se ajo më tradhtonte. Dyshoja sepse kur kthehesha nga puna gjeja objektet e levizura ne shtëpi”– ka thënë ai.

Panorama shkruan se mëngjesin e krimit ai ka qenë turn i parë dhe do të merrte shërbimin në Gardë ndaj po bëhej gati për në punë. Në momentin e krimit në banesë ka qenë edhe vajza e vogël, për të cilën ai ka thënë se ndihet shumë i keqardhur.

Mendohet se konflikti midis bashkëshortëve, që çoi edhe në përshkallëzim të situatës ka nisur pasi 36-vjeçarja i kishte thënë bashkëshortit të saj se donte të niste punë.

Alket Arapaj dhe Ervilma Seferaj ishin prindër të një vajze të mitur. Ata jetonin në një shtëpi pranë shkollës “Bajram Curri” në Allias të kryeqytetit dhe sipas fqinjëve, ata nuk dihet të kishin pasur konflikte mes tyre. Ai e vrau bashkëshorten me dy plumba, ndërkohë që në shtëpi ndodhej edhe vajza e tyre e mitur.

Ndërkohë, gardisti disa ditë më parë kishte postuar në rrjete sociale dhe disa statuse të cilat flisnin për tradhtinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY