VIDEO/Deputeti i PD zë ngushtë zv.ministren, zbulon koncesionin e ri që do...

VIDEO/Deputeti i PD zë ngushtë zv.ministren, zbulon koncesionin e ri që do të jepet

509
0
Shares

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka diskutuar sot për ndryshimin e pr/ligjit për Koncesionet dhe PPP.

Në mbledhjen që po zhvillohet dhe mes zv.ministres së Financve, deputetët e opozitës kanë ngritur pyetje dhe dyshime lidhur me dhënien e koncesioneve.

Duke u nisur nga fakti se këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pas muajit korrik, Shehaj hodhi dyshime dhe kërkoi sqarime nga zv.ministrja e Financave nëse deri atëherë do të jenë dhënë koncesione të tjera.

Ai denoncoi një tjetër rast, atë të dhënies me koncesion të rrugës Orikum-Dukat, kur tha se do të jepen 70 mln euro për 16 km rrugë.Përgjigja e zv.ministres ka qënë e përgjithshme ndërsa i ka qëndruar fjalës se çdo proces që ka nisur do vazhdojë në kuadër të ligjit në fuqi.

Kujtojmë se ligji ri i cili do të hyjë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti do të sjellë një ndryshim në menaxhimin dhe kontrollin e PPP-ve. Me ligjin e ri nuk do të mund të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, përveçse në porte aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.

LIVE – Agron Shehaj nga Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 11 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY