FOTO/’Ndërtojeni murin’ këngëtarja vesh fustanin e çuditshëm frymëzuar nga deklaratat e Trump

FOTO/’Ndërtojeni murin’ këngëtarja vesh fustanin e çuditshëm frymëzuar nga deklaratat e Trump

70
0
Shares

Në këtë edicion të çmimeve ‘Grammy’ padyshim që pati dhe raste kur këngëtarët kanë habitur me paraqitjen e tyre.

Duke qënë se një vemendje të konsiderueshme i kushtohet dhe tapetit të kuq, patëm rastin të shohim sesi yjet botërore arrijnë të eksperimentojnë aq shumë sa e kthyen këtë eveniment në paradë mode.

Përpos veshjeve normale, kishte dhe nga ata artistë që e kishin ekzagjeruar me veshjen e tyre, duke u kthyer kështu në qender të vemendjes. Në rrjetet sociale, ndjekësit kanë shpërthyer në komente negative për Cardi B,  Kylie Jenner, Jennifer Lopez, Joy Villa si dhe Katy Perry. Këngëtaret kishin zgjedhur veshje të çuditshme, të cilat nuk i shkonin për shtat eventit.

Kylie Jenner me bashkëshortin
Jennifer Lopez me te dashurin
Cardi B
Katy Perry

Ndërsa këngëtarja Joy Villa ka vendosur të vijë me një fustan ku prapa ka nënshkruar një deklaratë politike.

Ylli  veshi një fustan të frymëzuar nga Trump, ku paraqiste një model me tulla dhe fjalët ‘Ndërtoni murin’, duke iu referuar kështu diskutimeve të fundit mes demokratëve dhe republikanëve për ndërtimin e murit në Meksikë.

Dhe nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, Joy gjithashtu mbante me vete një kuletë të kuqe konservatore me sloganin e preferuar të presidentit, Make America Again Again.

K.Balliu/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY