FOTO/Jeta lukzose e Françeska Jaçes, modelja tregon si u bë e pasur

FOTO/Jeta lukzose e Françeska Jaçes, modelja tregon si u bë e pasur

190
0
Shares

Gjithmonë njerëzit ngrenë hipoteza lidhur me jetën e personave të famshëm, kjo pasi në rrjetet sociale aty ku i ndjekin të gjithë, ata na pasqyrojnë një jetë luksi dhe të pasur.

Të njëjtën gjë bëjnë dhe VIP-at shqiptarë, të cilët nuk kursehen për të ekspozuar fragmente të jetës së tyre të pasur. Po për të ditur se nga vjen gjithë pasuria e tyre, Françeska Jaçe ka dhënë një lloj përgjigje që mund të na japë një farë orientimi.

Modelja shqiptare është një nga vajzat më të komentuara në media, e cila përherë ka tërhequr vëmendjen me jetën luksoze, udhëtimet e shpeshta dhe fotot e saj, ku ekspozon linjat perfekte.

Ditën e djeshme, Françeska i është përgjigjur pyetjeve të fansave në ‘Instastory’ se si arrin ta përballojë jetën e luksit që bën.

Si ja del e dashur të bësh këtë jetë luksi duke filluar nga rrobat makinat?”, e pyeti ai, ndërkohë që Françeska i ka shpjeguar se si ka arritur të bëhet e pasur.

“Jeta nuk është dhe aq e bukur dhe e thjeshtë siç duket në instagram pasi aty postohen veç disa fragmente të jetës tënde unë dhe familja ime gjithmonë kemi punuar studiuar dhe ëndërruar kështu ja dal E Dashur! Plus un një herë në ditë ha nuk shpenzoj shumë”, ka shkruar ajo duke i shuar kuriozitetin të gjithëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY