DOKUMENTI/Vendimi për Dritan Dajtin, 2 gjyqtarë ishin kundër heqjes së “burgut përjetë”

DOKUMENTI/Vendimi për Dritan Dajtin, 2 gjyqtarë ishin kundër heqjes së “burgut përjetë”

152
0
Shares

Vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin nuk ka qënë unanim.

Gjyqtari Fuat Vjerdha,  ka publikuar në profilin e tij në facebook faqen e fundit të këtij vendimi ku mbajnë firmat dhe të 5 gjyqtarët që kanë firmosur këtë vendim.

Nga ky dokument duket që 3 gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimin kanë venduar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg

Ndërsa gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe  Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.

Vendimi i cili shpëton Dritan Dajtin nga burgu për jetë edhe pse vrau 4 policë në gusht të 2009 nxiti reagime dhe indinjatë.

Kush ishin gjyqtarët që gjykuan dosjen e Dritan Dajtit 

Trupa gjykuese përbëhej nga tre gjyqtarë nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës. Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, i cili mban dhe postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër,  Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla nga Gjykata e Apelit e Vlorës.

Ndërkohë, asnjëri prej gjyqtarëve nuk e ka kaluar ende procesin e vettingut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY