Dhunohet mjeku në urgjencë, QSUT: Zbardhni ngjarjen, të dënohet autori

Dhunohet mjeku në urgjencë, QSUT: Zbardhni ngjarjen, të dënohet autori

86
0
Shares

Një mjek është dhunur ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas informacineve, dhuna është ushtruar ndaj një mjeku roje me inicialet G.S në Urgjencën e Spitalit Infektiv.

Ndërkohë QSUT në një reagim të sotëm, thotë se dënon  çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor përgjatë detyrës dhe kërkon nga autoritetet të dënohet autori i dhunës.

Reagimi i plote i QSUT:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar të dielën në mesditë nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekut të rojes në Urgjencën e Spitalit Infektiv.

Çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale. Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente.

Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.

Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar mbrëmë ndaj mjekut infeksionist dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar.

Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY