Deputeti denoncon korrupsionin e Veliajt: Më kërkoi 5 milionë euro…

Deputeti denoncon korrupsionin e Veliajt: Më kërkoi 5 milionë euro…

2503
0
Shares

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, njëkohësisht edhe biznesmen, Ramiz Kelmendi, ka ngritur disa  akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit.

Nëpërmjet një letre të hapur, ai ka zbuluar se si ka blerë një truall në Tiranë për ndërtim dhe nga kryebashkiaku Veliaj i ishte premtuar fillimisht mbështetje maksimale.

Kelmendi ka zbardhur të gjithë kalvarin që i ka ndodhur, nga blerja e pronës deri në momentin kur i është kërkuar që atë t’ia dhurojë bashkisë së Tiranës, pavarësisht vlerës së saj prej 5 milionë eurosh.

Letra e plotë e Ramiz Kelmendit:
Letër e hapur,
Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Velijaj

I nderuar kryebashkiak Velijaj, tre vite më parë në zyrën tuaj e ku ishin prezent edhe stafi juaj professional-teknik, kërkova mendim profesional rreth blerjes së prones për ndërtimin e ETC-së.
Në pyetjen time se a ka ndonjë kontest, interes publik për parcellën në fjalë, të gjitha përgjigjet nga ana juaj ishin në favor dhe mbështetje të ketij projekti.
Sa për ri-kujtim, isha deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk prisja trajtim të veçantë, por të paktën mbajtje të fjalës dhe përkushtimin tuaj si ndaj një investitori dhe qytetari të Kosovës. Fatkeqësisht ndodhi e kundërta.
Çështja u prolongua në dhënien e lejes dhe u detyrova të vij tek ju sërish në takimin e radhës 15 muaj pas takimit të parë.

Gëzova sërish të njëjtën mbështetje verbale nga ju sikur edhe në takimin e parë. Në këtë periudhë të takimit tonë të dytë isha zv/Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe sërish u trajtova si një qytetarë i thjeshtë. Nuk e kisha brengosje as kësaj radhe. Pas shumë pritjesh, pra 3 vite për të zbardhur lejen e ndërtimit (pritje e gjatë apo e shkurtër) le të vendosni ju dhe opinion), në nëntor të vitit 2018, zbardhët dokumentin për pagesën e taksës së ndërtimit dhe infrastrukturës që ishte në vlerë prej 1 milion e 680 mijë euro.
Kjo shumë u pagua nga ana jonë dhe ishim duke pritur zbardhjen e formularit, që sipas ligjit duhej të zbardhej në afatin prej 5 ditësh. Kaluan ditët, afatet dhe pas tre muajve edhe pse hyri në fuqi me bazë ligjore, ne me instruksion të institucioneve ligjore filluam informimin me shkrim procedural tek të gjitha organet e nevojshme për fillimin e rrethimin dhe parapërgatitjet për vendosjen e gurëthemelit në të cilin do merrnit pjesë edhe ju si krybashkiak, për gëzimin që investimin po e bënë investitori nga Kosova. Në këtë pikë ndodhi ajo që parashihte prolongimi i lejes. Erdhën në punishte inspektorët tuaj pa asnjë vendim për të pezulluar punët dhe për të rrënuar rrethojat në orët e vona të së shtunës, duke dashur të friksojnë kompaninë ndërtuese… 

TË PLOTË E LEXONI KËTU 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY