Aksident në Elbasan, përplasen 3 automjete, dy të plagosur

Aksident në Elbasan, përplasen 3 automjete, dy të plagosur

88
0
Shares
Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. Nga të dhënat e para raportohet se tre mjete janë përfshirë në aksident në unazën e qytetit pranë vendit të quajtur si “Kryqëzimi i Kinezëve”.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe sipas mjekëve deri tani nuk kanë paraqitur rrezik për jetën.

Policia në njoftimin e saj sqaron se aksidenti ka ndodhur në Unazë e qytetit te Kryqëzimi i Kinezëve. Janë përplasur 3 mjete, si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjer të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. .

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të  aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY