Qëlloi me thikë të afërmin e tij, arrestohet 45 vjeçari

Qëlloi me thikë të afërmin e tij, arrestohet 45 vjeçari

50
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në qytetin e Patosit ku disa persona te aferm me njeri tjetrin u përfshin në një sherr masiv duke përdorur edhe thika në perleshje.

Mësohet se në përplasje e sipër, njëri prej tyre ka qëlluar me thikë një 46-vjeçar i identifikuar si Eduard Haxhiaj, i cili mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Por kur kanë kaluar pak orë nga plagosja, policia ka  bërë të mundur kapjen e autorit duke hedhur dritë  të plotë mbi ngjarjen. Lajmi është konfirmuar nga vetë policia.

“Policia zbardh  ngjarjen ku u plagos me mjet prerës 46 vjeçari E.H.

Kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar i plagosjes. Në vijim të ngjarjes së ndodhur sot në Patos ku mbeti i plagosur me mjet prerës shtetasi E.H, policia kapi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier autorin e dyshuar, shtetasin A.M, 45 vjeç, banues në Patos. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY