VIDEO/Basha në shesh me gjirokastritët: Do ju shtrij dorën, nuk do ju...

VIDEO/Basha në shesh me gjirokastritët: Do ju shtrij dorën, nuk do ju vë këmbën

203
0
Shares

Takimi i radhës së kryedemokratit ishte dhe në qytetin e Gjirokastrës. Këtë të shtunë demokrati u ndodh mes qytetarëve duke bërë thirrje për protestën e madhe të 16 Shkurtit.

Basha u njoh dhe me problemet që qyteti turistik ka, ku kryesisht ekonomia është ajo çka evidentohet në këtë qytet.

Basha tha se Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë në rajon, në një kohë që e prodhon me koston më të ulët sepse e prodhon nga hidrocentrali shumicën.

”Me taksat më të larta, 9% Maqedonia, 9%Mali i Zi, 15% Shqipëria. Ky ka mbledhur 2 miliard euro më shumë nga bizneset, nga qytetarët. Këto para nëse nuk kthehen në ekonomi, por në investime lluksi dhe skema si tek Unaza dhe koncesione në shëndetësi dhe në katër-pesë duar, kjo ndjehet tek konsumatori. Punësimi nuk është rritur por ka rënë”, theksoi Basha.

Një ndër premtimet që Basha bëri ishte stabilizimi i ekonomisë, duke ulur çmimin e naftës, ulur çmimin e energjisë duke vendosur një sistem të ndershëm për biznesin e vogël.

Bashkëbisedimi i Bashës me një tregtar:

 Tregtar: Produkti na pëlqehet, por lek nuk na mbetet. Kemi më shumë shpenzime. Papunësi, shumë dyqane janë mbyllur. Ka shumë të mbyllura. Njerëzit nuk kanë lek. Vijnë dhe duan bukë pa lek.

Basha: Problemi është se kemi një qeveri e cila nuk mendon t’i jap dorë biznesit, t’i shtrijë dorën konsumatorëve dhe njerëzve në nevojë, por vetëm të rrisë taksat dhe po i shkatërron.  Në rastin tënd, ajo që ne propozojmë është që të hiqesh nga skema e TVSH, i gjithë biznesi i vogël që është poshtë 140 milionë lek të vjetra në vit, të hiqet nga skema e TVSH-së.

 

LIVE – Takime me qytetarët e Gjirokastrës për protestën në #16Shkurt #protesto

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 9 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY