Zëvendësoi Alesia Bamin, balerina e re e “Stop” ka lidhje me Ylli...

Zëvendësoi Alesia Bamin, balerina e re e “Stop” ka lidhje me Ylli Limanin?

517
0
Shares

Këngëtari Ylli Limani është një prej më të dashurve për publikun shqiptar, por jo vetëm, i cili njihet më së shumti për baladat e tij.

Por së fundmi është mësuar një lidhje mes tij dhe balerinës së re të emisionit “Stop”, e cila zuri vendin e Alesia Bamit.

Aulona Limani, vajza 19-vjeçare nga Kumanova e Maqedonisë, është kushërirë me Yllin dhe këtë e ka zbuluar vetë bukuroshja, teksa është pyetur nga drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra.

Dy të rinjtë kanë të njëjtin mbiemër, por nuk dihet konkretisht lidhja mes tyre.

Risjellim në vëmendje se arsyeja e largimit të Alesias nga “Stop” ishte pjesëmarrja e saj në emisionin e televizionit rival, “Ftesë në 5”, në “Top Channel”. Alesia ka shkruar se ajo është pushuar në mënyrë flagrante nga puna me anë të një mesazhi.

Në përfundim të mesazhit të saj, ajo ka shkruar se së shpejti do ta shikojmë me një projekt të ri. Vendin e Alesias në këtë emision e zuri një vajzë tjetër, e quajtur Gloria Meshi, e cila qëndroi për dy puntata, por edhe kjo e fundit është zëvendësuar dhe është mësuar se vendin e saj e ka zënë Aulona Limani, e cila është vendosur se do të qëndrojë përfundimisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY